Në hapësirat e gjelbra të Çairit, afër stadiumit të ekipit të futbollit KF Shkupi, u kthye pamja e vjetër e tabelës ku shkruan “Parku i Ukrainës”, transmeton Portalb.mk.
Komuna e Çairit më 7 qershor e ka promovuar “Parkun Ukraina” në afërsi të objektit të Komunës së Çairit, në prani të këtë tabelë e ka vendosur në prani të ambasadores ukrainase në Shkup, Larisa Dir.
“Me promovimin e Parkut Ukraina përçuam porosinë se çdoherë do të jemi me Ukrainën dhe popullin ukrainas, njëlloj sikurse miqtë tanë – Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, kishte deklaruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.
Ndryshe, para ca ditëve, tabela e parkut me emrin e “Parku Ukraina” është shkarravitur, ndërsa kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu e ka dënuar aktin, duke kërkuar gjetjen e autorëve dhe ndëshkimin e tyre.
“Komuna e Çairit dhe unë si kryetar i saj e dënojmë ashpër aktin e vandalizimit të tabelës me emrin e Parkut Ukraina që gjendet në territorin tonë, gjegjësisht pranë objektit komunal”, shkruan në Facebook, Ganiu.