U hap Panairi Ndërkombëtar i Librit në Shkup
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës në Maqedoninë e Veriut, sot do të fillojë Panairi i Librit i cili do të jetë i hapur deri më 24 prill, transmeton Portalb.mk.
“Me mbi 30 manifestime promovuese, nga nesër, 18 prill deri më 24 prill, në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet edicioni i 36-të i Panairit të Librit”, njoftoi Ministria e Kulturës.
Panairi do të jetë i hapur nga ora 10:00 deri në ora 20:00, ndërsa slogani i këtij panairi është “Tregimi lexohet”.
Ndërmarrja e transportit publik (NTP) njoftoi se prej sot do të hapen linja shtesë për shkak të Panairit Ndërkombëtar të Librit.
Për të lehtësuar qasjen e vizitorëve në transportin e rregullt të linjës, do të lëshohen linjat “100” dhe “200”, njëra prej të cilave do të niset nga Novo Lisiçe dhe tjetra nga Deksion.