U hap afati për shujta studentore në RMV, aplikimi zgjat pesë ditë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët se afati për aplikim për të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë për vitin akademik 2025/2026 është prej më 1 deri më 5 prill 2026. Të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë mund ta përdorin të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e regjistruar në studime pasdiplomike dhe në studime të integruara në universitetet publike dhe private në vend, transmeton Portalb.mk.
Studentët të cilët i plotësojnë kushtet dhe nuk kanë aplikuar deri më tani, mund të dorëzojnë aplikimin në formë elektronike përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk.
“Të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë mund ta përdorin të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e regjistruar në studime pasdiplomike dhe në studime të integruara në universitetet publike dhe private në vend”, raporton Ministria.