U gjet i vdekur një burrë afër Vinicës
Një burrë i pajetë me plagë nga armë është gjetur afër Vinicës. Sipas informacioneve të para, viktima është identifikuar si një roje gjuetie që ka qenë pjesë e një grupi që merrte pjesë në gjueti komerciale, transmeton Portalb.mk.
Prokuroria njofton se po zhvillohen aktivitete për sigurimin e provave, duke përfshirë bastisje dhe ekspertiza të gjurmëve të gjetura, me qëllim të saktësimit të të gjitha rrethanave të ngjarjes.
Në kuadër të hetimit janë tre shtetas të huaj dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, të cilët ishin pjesë e të njëjtit grup gjuetie.
Institucionet kompetente po hetojnë nëse ata kanë qenë të përfshirë në të shtënat.