Zllatko Perinski nga ministër në krye të Fondit për Sigurim Shëndetësor
Në vend të Sasho Klekovskit, në krye të Fondit për Sigurim Shëndetësor do të jetë ushtruesi i detyrës, Zlatko Perinski. Ai u emërua në seancën e sotme qeveritare, transmeton Portalb.mk.
Perinski e zëvendëson Klekovskin i cili së fundmi u bë ministër i shëndetësisë, në kuadër të rekonstruktimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, me rekonstruktimin e Qeverisë, Perinski u largua nga pozita e Ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, ku në vendin e tij u vendos Ivan Stoilkoviq.
Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut më 13 korrik zgjodhën tetë ministrat e rinj në kuadër të ristrukturimit të Qeverisë të propozuar nga kryeministri Hristijan Mickoski. Të gjithë ministrat u zgjodhën me 69 vota “pro”, pa asnjë votë “kundër” apo “abstenim”.