U arrestua biznesmeni në Shqipëri, SPAK operacion masiv kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal
SPAK ka ndërmarrë një tjetër operacion këtë të mërkurë ku sipas burimeve po ekzekutohen disa masa sigurimi për një hetim që lidhet me krime në fushën e doganave dhe tatimeve, raporton Euronews.
Me kërkesë të SPAK-ut dhe vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë miratuar disa masa si arrest shtëpie dhe detyrim për t’u paraqitur ndërsa në pranga ka rënë një biznesmen.
Mes të përfshirëve në këtë skemë dyshohet se janë zyrtarë doganorë, biznesmenë me aktivitet në tregtinë e cigareve.
Hetimi përfshin akuza për korrupsion, kontrabandë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, evazion fiskal, fshehje të ardhurash, etj.