Twitteri u ka borxh ish-punëtorëve 500 milionë dollarë

Twitteri ka refuzuar të paguajë të paktën 500 milionë dollarë të premtuara pas largimit të mijëra punëtorëve nga puna kur Elon Musk bleu kompaninë, thuhet në një padi të ngritur, transmeton Koha.net.

Courtney McMillian paraqiti padinë në San Francisko para se të pushohej nga puna në janar.

Ajo pretendon se sipas planit të dëmshpërblimit të krijuar nga Twitteri më 2019, shumicës së punëtorëve u ishte premtuar dy muaj pagë e plotë, raportoi Guardian.

Por, Twitteri u dha vetëm një pagë dhe shumica nuk morën asnjë, ka thënë McMillian.

Twitteri pati pushuar nga puna gjysmën e fuqisë punëtore. Padia akuzon kompaninë dhe Muskun për shkelje të ligjit që rregullon benefitet e punëtorit.