Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të atij që e përshkruan si krim të dalë përtej kontrollit në kryeqytetin amerikan, raporton Radio Evropa e Lirë.
“Nëse dikush vret dikë në Uashington, ne do të kërkojmë dënim me vdekje”, ka thënë Trump në një takim të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
“Është masë e fuqishme parandaluese dhe secili që ka dëgjuar për të, pajtohet”.
Propozimi për dënim me vdekje vjen pasi republikani Trump e ka angazhuar Gardën Kombëtare në Uashingtonin e udhëhequr nga demokratët, dhe e ka marrë kontrollin federal të departamentit policor të qytetit më herët gjatë muajit.
Uashingtoni e ka pezulluar dënimin me vdekje më 1981.
Kryeqyteti amerikan ka status unik ligjor pasi nuk është shtet dhe operon sipas një marrëveshjeje me Qeverinë federale, e cila ia kufizon autonominë dhe i mundëson Kongresit kontroll të jashtëzakonshëm në çështjet lokale.