Portalb.mk është vendi ku fjala, gjithmone është thënë ashtu sic është. Tani edhe përmes formatit më të ri TROÇ, format i cili nuk vjen për të thënë atë që dëshiron ta dëgjosh, por atë që duhet të dëgjohet.
Në një kohë kur flasim shumë dhe dëgjojmë pak, TROÇ krijon hapësirë për biseda të vërteta. Pa filtra, pa zhurmë, pa klishe. Vetëm mendime, perspektiva dhe realitet, ashtu siç janë.
Këtu nuk ka përgjigje perfekte, ka pyetje të sinqerta, ka mendime të kundërta, ka reflektim.
Sepse jo gjithmonë është komode të përballesh me realitetin. Por pikërisht aty fillon ndryshimi.
TROÇ nuk është këtu për ta shpëtuar botën, është këtu për të të parë drejt në sy.
Nëse ndonjëherë qesh, mirë. Nëse ndonjëherë ngacmohesh, edhe më mirë. Sepse sikleti është fillimi i reflektimit.
Dikush duhet ta thotë, jo me mllef por TROÇ. Me Teuta Zekirin.