Tregtia e mallrave dhe shërbimeve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë ka shënuar rritje të rëndësishme

Tregtia totale e mallrave dhe shërbimeve (eksportet plus importet) midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut ishte 2.3 miliardë funta ose 2.6 miliardë euro në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2023, një rritje prej 12.8% ose 259 milion £ në çmimet aktuale nga katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2022, thuhet në Fletën e të dhënave për tregti dhe investime, publikuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, raporton Portalb.mk.

Nga këto 2.3 miliardë £:

Eksportet totale të Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut arritën në 2.0 miliardë £ në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2023 (një rritje prej 14.2% ose 244 milion £ në çmimet aktuale, krahasuar me katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2022);

Importet totale të MB nga Maqedonia e Veriut arritën në 326 milionë £(379mln euro) në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2023 (një rritje prej 4.8% ose 15 milionë £ në çmimet aktuale, krahasuar me katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2022).

Esportet dhe importet e RMV-së me Mbretërinë e Bashkuar. Foto nga Fleta e të dhënave për tregti dhe investime e Britanisë.
Esportet dhe importet e RMV-së me Mbretërinë e Bashkuar. Foto nga Fleta e të dhënave për tregti dhe investime e Britanisë.

Maqedonia e Veriut ishte partneri i 67-të më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2023, duke përbërë 0.1% të tregtisë totale të MB.

“Nga të gjitha eksportet e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2023, 1.7 miliardë £ (85.0%) ishin mallra dhe 295 milionë £ (15.0%) ishin shërbime. Në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2023, eksportet e Mbretërisë së Bashkuar të mallrave në Maqedoninë e Veriut u rritën me 5.7% ose 90 milionë £ në çmimet aktuale, krahasuar me katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2022 ndërsa eksportet e shërbimeve të Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut u rritën me 109,2% ose 154 milionë £ në çmimet aktuale, krahasuar me katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2022”, thuhet në njoftim.

Në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2023, totali i importeve në Mbretërinë e Bashkuar nga Maqedonia e Veriut ishte 326 milionë £ (një rritje prej 4,8% ose 15 milionë £ në çmime korrente, krahasuar me katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2022). Nga të gjitha importet e Mbretërisë së Bashkuar nga Maqedonia e Veriut në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2023, 98 milionë £ (30.1%) ishin mallra dhe 228 milionë funte (69.9%) ishin shërbime.

Në të njëjtën periudhë, importet në Mbretërinë e Bashkuar të mallrave nga Maqedonia e Veriut u ulën me 26,9% ose 36 milionë £ në çmimet aktuale, krahasuar me katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2022, ndërsa importet në Mbretërinë e Bashkuar të shërbimeve nga Maqedonia e Veriut u rritën me 28,8% ose 51 £ milion në çmimet aktuale, krahasuar me katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2022.

“Kjo do të thotë se Mbretëria e Bashkuar raportoi një suficit total tregtar prej 1.6 miliardë £ me Maqedoninë e Veriut, krahasuar me një suficit tregtar prej 1.4 miliardë £ në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2022. Në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2023, Mbretëria e Bashkuar kishte një tepricë të tregtisë së mallrave prej 1.6 miliardë £ me Maqedoninë e Veriut, krahasuar me një tepricë të tregtisë së mallrave prej 1.4 miliardë £ në katër tremujorët deri në fund tremujorit të parë të vitit 2022”, thuhet në Fletën e të dhënave për tregti dhe investime.

Ndërkohë, në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2023, Mbretëria e Bashkuar raportoi një tepricë të tregtisë në shërbime prej 67 milion £ me Maqedoninë e Veriut, krahasuar me një deficit tregtar në shërbime prej 36 milion £ në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2022.

5 mallrat kryesore të eksportuara nga Britania e Madhe në Maqedoninë e Veriut në katër tremujorët deri në fund të tremujorit të parë 2023 ishin:

• 68 – Metalet me ngjyra (1.2 miliardë £ ose 72.4% e të gjitha mallrave të MB të eksportuara në Maqedoninë e Veriut)
• 52 – Kimikatet inorganike (415.5 milion £ ose 24.9%)
• 59 – Kimikate të tjera (8.3 milion £ ose 0.5%)
• 65 – Pëlhura tekstile (8.2 milion £ ose 0.5%)
• 77I – Mallra të ndryshme elektrike (të ndërmjetme) (3.2 milion £ ose 0.2%)

5 mallrat kryesore të importuara në Mbretërinë e Bashkuar nga Maqedonia e Veriut në katër tremujorët deri në fund të TM1 2023 ishin:

• 28 – Xeherore dhe skrap metali (32.4 milion £)
• 82C – Mobilje (22.3 milion £)
• 84 – Veshje (8.5 milionë £)
• 77I – Mallra të ndryshme elektrike (të ndërmjetme) (6.4 milion £)
• 8OI – Prodhime të tjera të ndryshme (të ndërmjetme) (4.5 milionë £)

5 mallrat kryesore të importuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe 5 më të eksportuara nga Britania. Foto nga Fleta e të dhënave për tregti dhe investime e Britanisë.
5 mallrat kryesore të importuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe 5 më të eksportuara nga Britania. Foto nga Fleta e të dhënave për tregti dhe investime e Britanisë.

Kujtojmë se në katërmujorin e parë në Maqedoninë e Veriut për shkak dallimit të madh ndërmjet importit dhe eksportit është regjistruar deficit tregtar prej 828 573 000 euro.

“Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – prill 2023 është 2 787 049 000 euro, ndërsa vlera e mallit të importuar, në janar – prill 2023, është 3 615 622 000 euro, që është për 7.9% më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi në qershor, Enti Shtetëror i Statistikave.

Eksporti ka shënuar rritje për 6.3 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ndërsa importi rënie për 7.9 %.