Tragjedi në Bosnjë, transmetoi pamjet live duke vrarë gruan e tij dhe dy persona të tjerë

Në Bosnjë dhe Hercegovinë ka ndodhur një tragjedi gjatë ditës së djeshme, përcjell TV21. Një burrë dyshohet se ka mbytur gruan e tij dhe dy persona të tjerë, ndërsa pamjet i ka transmetuar live në rrjetet sociale.

“Avaz” raporton se bëhet fjalë për Nermin Sulejmanoviq, i cili është trajner i fitnesit, i njohur për organet e rendit, respektivisht raportohet se për të njëjtin kishte fletë arrestimi ndërkombëtar.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Grdaqecit.

Mediumet paraprakisht raportuan se në mesin e të vrarëve ishte edhe një foshnjë, por Sulejmanoviq në video thotë se foshnja është gjallë.