Teuta Halimi Selmani në OpenMic: Njerëzit e duan artin, por më shumë si argëtim se sa si profesion
Në episodin e 23 të OpenMic në Portalb.mk flasim me profesoreshën e muzikës Teuta Halimi Selmani.
Me Teutën biseduam për përvojën e saj dy dekadëshe në mësimdhënie, muzikën, arsimin, artin, jetën kulturore në vendin tonë, të rinjtë dhe shumë të tjera.
Ajo tha se te ne njerëzit e duan artin, por më shumë si argëtim se sa si profesion.
“Jeta kulturore është shumë e vobektë do kisha thënë, janë disa ngjarje të vogla që ndodhin që dihen, ne studentëve duhet tu ofrojmë më së shumti aktivitete të ndryshme”, tha Halimi Selmani
Për më tepër ndiqeni episodin e plotë.