Tetovë, oborret e katër shkollave do shndërrohen në parkingje gjatë verës

Duke filluar nga nesër (19 qershor 2023) deri në fillim të vitit shkollor 2023/24, oborri i Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” dhe oborret e shkollave fillore “Liria”, “Istigball” dhe “Goce Dellçev” do shndërrohen në parking, transmeton Portalb.mk.

Komuna e Tetovës informoi se kjo bëhet për të reduktuar kaosin në trafikun e qytetit gjatë verës dhe për të siguruar më shumë vende parkimi gjatë kësaj periudhe.

Shndërrimi i oborreve të shkollave në parkingje bëhet çdo vit gjatë pushimeve verore dhe dimërore, kur nxënësit janë në pushim dhe kur vijnë mërgimtarët për pushime.

Kujtojmë se Komuna e Tetovës nuk arriti ta realizojë në tërësi planin për krijimin e parkingjeve në vitin 2022, komuna realizoi vetëm 7 përqind të planit.

Sa u përket garazheve në kate dhe parkingjeve të mbyllura, të njëjtat sipas komunës do fillojnë të ndërtohen gjatë këtij viti, ndërkaq Ndërmarrja “Parkingu i Qytetit” do të jepet me koncesion.

Ndryshe, numri i automjeteve të regjistruara me targa të Tetovës sipas MPB-së është mbi 32 mijë.