Tetovë, nga 20 deri në 50 euro janë gjobitur 21 këmbësorë për kalimin e rrugëve jashtë vendkalimeve të shënuara

Dje me 19 mars nga ora 08:00 deri në 13:00, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kryer aksion kontroll të këmbësorëve dhe sjelljes së tyre si pjesëmarrës në komunikacion, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar 21 këmbësorë (TE-15 dhe GV-6), numri më i madh i tyre (20) për kalim të rrugëve jashtë vendkalimeve të shënuara.

Për të gjithë këmbësorët-shkelës janë përgatitur parashtresa përkatëse me gjoba, të cilat në përputhje me Ligjin për siguri në rrugë, për këtë lloj kundërvajtje variojnë nga 20 deri në 50 euro në kundërvlerë denari. Gjithashtu, janë sanksionuar edhe 6 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (TE-5 dhe GV-1).