Tetovë, këtu do të mblidhen lëkurat dhe mbetjet nga kurbanët

Me rastin e Kurban Bajramit, Komuna e Tetovës njoftoi se pika grumbulluese për lëkurat dhe mbetjet e tjera do të jetë te Njësia për Gjelbërim, e cila gjendet në dalje të qytetit, pranë EVN-së, transmeton Portalb.mk.

“Kjo vendosje është realizuar për të garantuar ruajtjen e ambientit dhe pastërtinë e qytetit tonë. Ju lutemi respektoni këtë vendim dhe dorëzoni lëkurat dhe mbetjet e tjera vetëm në pikën grumbulluese të përcaktuar”, informoi Komuna e Tetovës.

Komuna dhe Myftinia e Tetovës ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë këto ndryshime dhe vendime, “pasi pjesëmarrja juaj aktive në ruajtjen e ambientit dhe pastërtisë së qytetit është thelbësore”.

“Kjo vendosje është realizuar për të garantuar ruajtjen e ambientit dhe pastërtinë e qytetit tonë. Ju lutemi respektoni këtë vendim dhe dorëzoni lëkurat dhe mbetjet e tjera vetëm në pikën grumbulluese të përcaktuar”, informoi Komuna.

Ndërkaq si pika të shitjes për kurbanet, përveç lokacionit te ish-Institucioni Korrektues, afër Kompleksit Arabati Baba Teqe, si pikë e re e shitjes është vendosur edhe te Stadiumi i Qytetit në Tetovë.

Për shkak të festës së Kurban Bajramit, Komuna vendosi që parkingjet nesër të jenë pa pagesë, ndërsa autobusët e transportit publik nesër nuk do të qarkullojnë.

Nesër, besimtarët e fesë islame festojnë festën e Kurban Bajramit. Namazi i Kurban Bajramit falet nesër në orën 05:41. Manifestimi qendror për territorin e RMV-së, mbahet në “Xhaminë e Mustafa Pashës” në Shkup.