Tetovari raportoi se në pronën e tij ishte mbjellë kanabis sativa

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) – Tetovë njoftoi se dje (06gusht) në ora 10:30 personi S.A.(39) nga Tetova ka raportuar se në pronën e tij në rrugën “Alekasandar Jovanovski-Zhurçin” në Tetovë ka vërejtur disa rrënjë për të cilat dyshohet se janë kanabis sativa, transmeton Portalb.mk.

Policia njoftoi se pas kontrollit u konstatua se ishin mbjellë 10 rrënjë kanabis, të cilat kishin qenë të kultivuara.

Pas konsultimit me prokurorin publik, rrënjët e kanabisit janë konfiskuar për procedurë të mëtutjeshme.

Nga Policia theksuan se po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.