Tërmet në Sërbi, tronditet edhe Bullgaria

Sot rreth orës 9:30 në Petrovac të Sërbisë ka goditur tërmet i shkallës 3.8. Slavica Radovanoviq për Telegraf.rs ka thënë se një tërmet i tillë në atë zonë nuk është regjistruar për 15 vjet, shkruan Kanal 5, transmeton Portalb.mk.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në zonën e Çovdinit pranë Petrovacit të Mllavës, në një thellësi prej rreth 2 kilometrash.

Radovanoviq ka shpjeguar se një tërmet i kësaj shkalle nuk ka kohë që nuk ka ndodhur në atë zonë.

“Nuk është asgjë e çuditshme, por një tërmet i kësaj shkalle nuk ka ndodhur në atë zonë për rreth 15 vjet”, shtoi ajo.

Tërmeti është ndjerë fuqishëm në Svilajnec dhe një nga qytetarët me inicialet A.M. raportoi se tërmetin e kanë përjetuar “sikur diçka shpërtheu dhe më pas filloi të lëkundet.”

“Diçka shpërtheu dhe gjithçka rreth nesh filloi të lëkundet, vrapuam jashtë”, tha ajo për Telegraf.rs.

Ajo shton se tërmeti nuk ka zgjatur shumë, por i ka trembur mirë të gjithë.

“Ne të gjithë ende po dridhemi,” thotë A.M.

Tërmeti është ndjerë mirë edhe në Petrovac të Mllavës.

Është ndjerë edhe në Bullgari.

“Na tronditi mirë këtu në Lom”, dëshmojnë banorët e Bullgarisë, të cilët jetojnë rreth 130 kilometra nga epiqendra.