Tërmet me epiqendër në Shqipëri është ndjerë edhe në Maqedoni

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori sizmologjik në Shkup, sot më 08.02.2024 në ora 06:32 ka regjistruar një tërmet epiqendra e të cilit është ndodhet 130 km në jugperëndim të Shkupit, në Republikën fqinje të Shqipërisë, me magnitudë lokale Rihter prej ML3.6, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë në pjesën jugperëndimore të Republikës, përkatësisht në Ohër dhe Kërçovë, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.