Tërmet me magnitudë lokale të Rihterit prej 2,4 ballësh është regjistruar mbrëmë me epiqendër ndërkufitare me Shqipërinë, në pjesën jugore të Liqenit të Ohrit, në rreth 120 km jugperëndim të Shkupit, njofton Portalb.mk.
Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematikoro-Natyror në Shkup kumtoi se, sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në Ohër dhe rrethinën e saj të afërt me intensitet prej 3-4 ballësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane.
Në rajonin e Ohrit, javën e kaluar u regjistruan një sërë tërmetesgm prej të cilëve më i fuqishme ka qenë me intensitet prej 5 ballësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane.