Teatri i Shkupit shpalli repertorin e muajit prill, repriza shfaqjesh dhe “stand up comedy”

Teatri i Shkupit shpalli kalendarin me shfaqjet të cilat i ka punuar dhe i mban aktive në repertor. Mes tjerash, vinë dhe ‘stand up comedy’ për të cilat ju do të informoheni për më shumë detaje në faqen e teatrit. Shfaqja e fundit ishte “Daja Vanja” repriza e të cilës do të jetë sot, njofton Portalb.mk

Ju ftojmë si gjithnjë të jeni pjesë e reprizave të shfaqjeve që punojnë teatrot tona, pasi tradita në teatër krijohet me kujtesën teatrore, me repertor dhe njerëz që e mbajnë gjallë atë.

Ndaj, ju shfaqim sipas radhës projektet që do të rishfaqen këtë javë;

  • 16.04, ora 20.00

Daja Vanja – Regjia: Vlladimir Millçin

  • 17.04, ora 20.00

ADN- Regjia: Fatos Berisha

  • 19.04, ora 19.00

Vdekja dhe virgjëresha- Regjia: Afërdita Nuhiju

  • 23.04 , ora 20.00

Mishi i egër, Regjia: Martin Koçovski

  • 25.04 , ora 20.00

Shkupi up Fest – Stand up comedy

  • 26.04 , ora 20.00

Shkupi up Fest – Stand up comedy

  • 30.04, ora 20.00

Mishi i egër, Regjia: Martin Koçovski

Ejani në Teatër!