Teatri i Preshevës mahniti publikun tetovar me shfaqjen ‘Një Dorëzim’ në natën e tretë të Festivalit të Teatrit të Tetovës

Nata e tretë e Festivalit të Teatrit në Tetovë solli në skenë një emocion të veçantë me shfaqjen “Një Dorëzim” nga dramaturgu Martin Mcdonaghv në regjinë e Afeida Boriçi. Kjo vepër “Një Dorëzim” nga Teatrit “Abdulla Krashnica” nga Presheva, u soll me një regji të fuqishme dhe lojë të ngrohtë aktoriale, duke reflektuar përmes dramës një realitet të rëndë, por edhe duke ngritur pyetje universale mbi përgjegjësinë, lirinë dhe raportin e njeriut me të vërtetën, shkruan Portalb.mk.

Një burrë misterioz i quajtur Karmichael është në kërkim të dorës së tij të majtë të humbur që prej 27 vitesh.

Dy zogj  grindavece të dashuruar, Toby dhe Marilyn pretendojnë ta kenë në posedim prej kohësh dhe shkojnë për të marr shpërblimin që Karmichael po ofron për dorën e tij.

Kur këta të fundit ja dorëzojnë një dorë aborigjene që e kishin vjell në muzeun natyral atëherë fillon drama për ata dy.

“Detektivin” në shfaqje e bën recepsionisti i hotel ku ndodh ngjarja. Mervini me natyrën e tij prej naivi por me një inteligjenc të lart arrin të zgjidh të gjitha problemet qe lindin brenda shfaqjes .

Një komedi e zezë shume aktuale e cila nxjerr në pah anën psikologjike të personaliteteve dhe dukurive të ndryshme  qe hasim çdo ditë në të gjitha sferat e jetës.

Në shfaqje luajtën aktorët: Gani Veseli, Valon Nuhiu,  Artan Ibishi dhe Egzona Salihu.

Festivali i Tetovës edhe një herë dëshmoi se është arenë ku takohen trupa teatrore nga të gjitha hapësirat shqiptare, duke e bërë qytetin një qendër të gjallë të artit skenik.

Për ata që duan të ndihmojnë teatrin, bileta kushton 200 denar.

Për ata që duan të ndjekin vetëm shfaqjet , pa ndihmuar teatrin, biletat janë falas.

Biletat i gjeni te biletaria e teatrit çdo ditë nga ora 11:00 – 19:00.