Të shtëna në ShBA, dy të vdekur dhe pesë të lënduar

Në të shtënat që ndodhën herët në mëngjes në Uashington, dy persona mbetën të vrarë dhe pesë të plagosur. Policia ka marrë një raport për të shtënat pranë Qendrës Sportive Kennedy rreth orës 3 të mëngjesit, raporton CNN.

Dy persona vdiqën në incident: Anthony Brown (32) nga Uashingtoni dhe Jay Lacks (32) nga Baltimore. Të plagosurit u dërguan në spitalet lokale.

Për momentin nuk dihet pse kanë ndodhur të shtënat dhe cili ka qenë motivi, shton CNN.

Nga hetimet paraprake rezulton se një ose më shumë të dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri me dashje në drejtim të viktimave. Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim.