Të rinjtë kanë listuar 49 rekomandime për kryetarët e ardhshëm të komunave
Pesëdhjetë të rinj, nga Maqedonia e Veriut të moshës 15 deri në 24 vjeç krijuan rekomandime që do të bëhen pjesë e fushatave dhe programeve të kandidatëve për kryetarë komunash në zgjedhjet e ardhshme. Nga 28 qershori deri më1 korrik 2025, u mbajt Asambleja e Parë Rinore, e organizuar nga Shoqata Liderë për Edukim, Aktivizëm dhe Zhvillim, transmeton Portalb.mk.
Të rinjtë përpiluan 49 rekomandime dhe kërkesa të drejtpërdrejta për kandidatët për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale, të krijuara në kuadër të Asamblesë së Parë Rinore.
“Këto propozime janë udhëzime të vlefshme që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës nëpër komunat tona. Prandaj, qëllimi i tyre kryesor është t’i ofrojnë ato si bazë për programet e kandidatëve për kryetarë bashkie. Është një përpjekje konkrete për t’u ofruar të rinjve mundësinë për t’u bërë aktorë të vërtetë në hartimin e politikave”, thanë nga Shoqata Liderë për Edukim, Aktivizëm dhe Zhvillim.
Rekomandimet kanë përfshirë shumë fusha të cilat i tangojnë të rinjtë dhe për të cilat presin avancime nga autoritetet e ardhshme lokale, edhe atë: rekomandime për përmirësimin e ambientit jetësor, arsimin, shëndetësinë, shërbimet komunale, sportin, kulturën, ekonominë, urbanizmin dhe mbrojtjen sociale.
Në opinion tashmë ka nisur shpallja e kandidaturave për zgjedhjet lokale, të cilat parashihen në tetor. Ekonomisti i njohur dhe analisti politik, Visar Ademi e ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur për të parin e Komunës së Gostivarit. Kandidaturë të pavarur, por për Strugën, ka shpallur edhe biznesmeni i njohur Mendi Qyra.