Të paktën tre të vrarë nga të shtënat në Australi

Të paktën tre persona u vranë të enjten në Uellsin e Ri Jugor të Australisë, transmeton Portalb.mk.

Sipas autoriteteve, incidenti me armë zjarri ka ndodhur në zonën Lake Cargelligo, ku jetën e humbën dy gra dhe një burrë.

Një person tjetër është dërguar në spital në gjendje serioze, por stabile.

Policia bëri të ditur se hetimet janë në vazhdim dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën, ndërsa banorëve lokalë të qëndrojnë në shtëpi.