Të dielën do të ketë kufizime në komunikacionin e Shkupit

Policia e Maqedonisë së Veriut të dielën do të ndërmarrë masa për organizmin e komunikacionit në disa rrugë të Shkupit për shkak organizimit të garave të vrapimit në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“Me datë 06.10.2024 (e diel) duke filluar nga ora 08:00, për shkak të mbajtjes së “Viz Air –Maratona  Shkup  2024”, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të komunikacionit përgjatë dhe pranë rrugëve ku do të lëvizin garuesit”, sqaroi Policia.

Garat do të fillojnë prej te hapësira para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, kah rruga “11 Tetori”, “Republika e Krushevës”, “Brigada e Tretë Maqedonase”, “Kosta Novakoviq”, për të mbaruar te sheshi “Maqedonia”.