Përmbytje të mëdha në Bosnjë e Hercegovinë, 16 të vdekur, numri i viktimave rritet (VIDEO)
Bosnjë e Hercegovina është përfshirë nga përmbytje të mëdha si pasojë e reshjeve, duke shkaktuar bllokim të rrugëve dhe ndërprerje të komunikimit, transmeton Anadolu. Deri më tani janë raportuar 16 të vdekur, 12 të zhdukur kurse numri i viktimave vazhdimisht rritet.
Përmbytjet e mëdha kanë prekur zonat e qyteteve si Jabllanicë, Kiseljak, Konjic, Fojnica dhe Kreshevë.
Autoritetet njoftojnë se fatkeqësia ka ndikuar edhe në rrjetin e komunikimit celular, duke shkaktuar ndërprerje.
Floods and landslides in Bosnia and Herzegovina have caused severe damage with casualties also being reported. Heavy rainfall over the past 24 hours has affected several municipalities. This is in Sorrel…
Stay informed with @volcaholic1 #Flooding pic.twitter.com/CbfxbMHaEA
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) October 4, 2024
Në rrjetet sociale janë shpërndarë pamje nga rrëshqitje dheu, përmes së cilave qytetarëve u është bërë thirrje që t’i shmangin disa rrugë.
Floods and landslides in Bosnia and Herzegovina have caused severe damage, with the most difficult situation reported in Jablanica, where there have also been casualties. Heavy rainfall over the past 24 hours has affected several municipalities… pic.twitter.com/8VVVhr7Njj
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) October 4, 2024
Rrëshqitje të dheut dhe gurëve janë raportuar në rrugën kryesore Konjic – Jabllanicë – Mostar si dhe në rrugën Jabllanicë – Prozor dhe Jabllanicë – Blidinje.
Informacione të pakonfirmuara deri më tani thonë se janë pesë viktima nga fatkeqësia në Jabllanicë, tha për Anadolu Majda Kovaç, zëdhënëse e Administratës Federale të Mbrojtjes Civile (FUCZ).
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kreshevës, Renato Pejhak, situatën e ka cilësuar si “apokaliptike”.
#BREAKING #Bosnia JUST IN: Aerial footage reveals the devastating floods in the Bosnian village of Fizije and the town of Fojnica. pic.twitter.com/KNVosRT44h
— The National Independent (@NationalIndNews) October 4, 2024