Sulm ndaj një cisterne pranë brigjeve të Katarit, anija përfshihet nga flakët

Një anije cisternë u përfshi nga flakët pasi u godit nga dy predha, përfshirë njërën që nuk shpërtheu, në brigjet e Katarit, tha Qendra e Operacioneve Tregtare Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), transmeton Euronews.

Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi 17 milje detare në veri të kryeqytetit, Doha, duke shkaktuar dëme në trupin e anijes mbi vijën e ujit.

UKMTO tha se nuk ishte në gjendje të konfirmonte burimin e sendit të pashpërthyer, i cili ndodhej në dhomën e motorit të anijes.

Të gjithë anëtarët e ekuipazhit ishin të sigurt dhe nuk u raportua asnjë ndikim në mjedis, ndërsa zjarri është shuar pas momentit të goditjes, shtoi monitoruesi i sigurisë detare.