Të martën do të realizohet edhe një fluturim për evakuim të shtetasve të Maqedonisë nga Lindja e Mesme
Ambasada e Maqedonisë në Emiratet e Bashkuara Arabe i ka informuar shtetasit e RMV-së të cilët për momentin ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe se të martën do të realizohet edhe një fluturim për evakuim të qytetarëve në relacionin Dubai – Shkup, njofton Portalb.mk.
“Duke pasur parasysh se po finalizohen përgatitjet dhe hollësitë për realizimin e ri, të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë të domosdoshme dhe prioritare për evakuim, nevojitet që në afatin më të shkurtër të mundshëm të paraqiten në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi”, njoftojnë nga Ambasada.
Evidentimi, siç potencojnë ga Ambasada, mund të realizohet në kontaktet vijuese – Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Abu Dabi, telefonn +971 56 441 7532 dhe e-posta: [email protected].
Deri tani janë realizuar katër fluturime të organizuara për evakuim të qytetarëve nga rajoni i Lindjes së Mesme, me të cilët janë transportuar gjithsej 458 udhëtarë.
Përkeqësimi i situatës së sigurisë në Iran lidhet drejtpërdrejt me tensionet e brendshme dhe ato ndërkombëtare që janë intensifikuar ditët e fundit. Autoritetet iraniane u kanë bërë thirrje disa ambasadorëve të huaj për sqarime, duke i akuzuar se mbështetja e tyre publike për protestuesit përbën “ndërhyrje të papranueshme” në punët e brendshme të vendit. Këto reagime vijnë në një kohë kur protestat dhe pakënaqësitë sociale kanë nxitur masa të shtuara sigurie, rritje të pranisë policore dhe kufizime të mundshme për lëvizjen e qytetarëve dhe të huajve në disa zona.