Studentët e RMV-së akoma kanë mundësi të aplikojnë në gjashtë konvikte

Në gjashtë konvikte shtetërore dhe private në Maqedoninë e Veriut, studentët akoma kanë mundësi të aplikojnë për vendet e lira. Kriteret për pranim janë akoma të njëjta, transmeton Portalb.mk.

“Nga sot është hapur mundësia për studentët që të aplikojnë për akomodim në konviktet studentore ku ka vende të lira, sipas Konkursit për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridoplomike në konviktet shtetërore dhe private për studentë në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor  2025/2026”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Mundësia për aplikim është e hapur deri në fund të muajit, ndërsa kushtet janë KËTU.

Vende të lira për aplikim ka në “Koço Racin” – Manastir, “Tome Stefanovski” – Shkup, “Nikolla Karev” – Ohër, “Orde Çopella” – Prilep, “Logos” – Shtip dhe “Hiljadnikov” – Shtip.