Strehimorja për qentë endacakë në Tetovë nuk u bë për tre muaj siç paralajmëroi Kasami

Paralajmërimi i bërë në muajin maj nga kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami se në Tetovë për tre muaj do të ketë strehimore për trajtimin e qenve endacakë nuk është realizuar, ndërkaq Komuna e Tetovës refuzon të përgjigjet për këtë çështje, shkruan Portalb.mk.

Tetova jo më gjatë se për tre muaj pritet të ketë strehimore për trajtimin e qenve endacakë, kështu bëri të ditur kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me 21 maj 2023 kur u pyet për këtë problem kronik i cili me vite nuk po zgjidhet në Tetovë.

Që atëherë kanë kaluar tre muaj e gati dy javë, por strehimorja nuk është bërë.

Komuna e Tetovës nuk përgjigjet në pyetjet e Portalb.mk që nga 7 gushti e deri më sot (e kontaktuar disa herë) për këtë procedurë.

Nga ana tjetër qentë endacakë me vite janë kërcënim për sigurinë publike të qytetarëve.

Numri i rasteve të paraqitura në Polici nga kafshimet dhe sulmet është i lartë, ndërkaq shifrat në terren janë edhe më të larta marrë parasysh se jo të gjithë qytetarët i raportojnë rastet e tilla.

Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk
Infografik: Fisnik Xhelili/Portalb.mk

Komuna e Tetovës kishte kontratë me shoqatën “Amos Pet” për trajtimin e qenve endacakë. Por, ky projekt ka mbaruar dhe deri më tani përmes tij janë trajtuar 82 qen dhe të njëjtët janë larguar nga qyteti. Megjithatë, numri i qenve në Tetovë sipas shoqatës “Amos Pet” e cila merrej me trajtimin e tyre është afër 500Kasami tha se kontrata me “Amos Pet” ka dhënë efekt të mirë, por se nuk është zgjidhur ende problemi.

Zgjidhja për këtë problem shihet te strehimorja, ndërkaq edhe qytetarët kërkojnë që kjo të bëhet sa më shpejtë.