Sri Lanka filloi integrimin e inteligjencës artificiale në arsimin shkollor

Sri Lanka ka filluar integrimin e inteligjencës artificiale (AI) në arsimin shkollor, thuhet në një deklaratë zyrtare, transmeton Anadolu.

Ministria e Arsimit e vendit ishullor nënshkroi një marrëveshje me Microsoft për të filluar një projekt pilot për të integruar AI-në në kurrikulën shkollore.

“Kjo iniciativë do t’u ofrojë studentëve mbi klasën e tetë mundësinë për të gërmuar në AI brenda fushës së Teknologjisë së Informacionit”, thuhet në deklaratë.

Ministri i Arsimit Susil Premjayantha ka thënë se vendi pret të zbatojë plotësisht programin deri në vitin e ardhshëm.

Fillimisht, projekti do të shtrihet në 20 shkolla në 20 rrethe, me një “angazhim për të siguruar klasa të përshtatshme dhe pajisje teknike të nevojshme”.

“Një ekip i dedikuar nga Microsoft do të zgjerojë mbështetjen për të lehtësuar aktivitetet edukative në internet”, njoftohet në deklaratë.