Spanja shkroi histori, për herë të parë fituese e Kupës së Botës në futboll për vajza

Kampionati Botëror i futbollit për vajza sivjet u fitua nga Spanja, e cila për herë të parë merr këtë titull, transmeton Portalb.mk.

Ekipi i vajzave të Spanjës mundi Anglinë me rezultat 1-0, me çka u shpallën fituese të Kupës së Botës FIFA për vajzat.

Carmona Garcia ishte futbollistja e cila në minutën e 29-të shënoi golin i cili i solli Spanjës fitoren.

Anglia u rëndit e në vend të dytë, ndërkaq në vend të tretë doli Suedia – vend ky i siguruar nga goli i futbollistes Kosovare Asllani.

Kampionati i sivjetshëm, i nënti me radhë u mbajt në Australi dhe në Zelandë të Re.

Përndryshe, përveç Spanjës, Botërori i Futbollit për Vajza është fituar katër herë nga SHBA-të, dy herë nga Gjermania, një herë nga Norvegjia dhe një herë nga Japonia.