SPAK refuzoi kërkesën e Veliajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka njoftuar se ka refuzuar kërkesën e Erion Veliajt për një takim zyrtar me përfaqësues të Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës gjatë vizitës së tyre në Shqipëri, raporton Euronews.

Sipas njoftimit të SPAK, kërkesa u depozitua më 11 nëntor 2025, por nuk përfshinte emrat e përfaqësuesve të delegacionit. Prokuroria e Posaçme e refuzoi kërkesën më 18 nëntor, duke u bazuar në ligjin nr. 81/2020.

“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” dhe VKM nr. 209/2022.

SPAK thekson gjithashtu se, përkundër raportimeve në media, nuk ka mbërritur asnjë kërkesë nga vetë përfaqësuesit e Komitetit të Monitorimit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.