Sot mbaruan ndeshjet e javës së XVII-të në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut

Me dy ndeshjet e sotme, mbaroi java e XVII-të në futbollin e Maqedonisë së Veriut. Kjo ishte java e parë pas pushimeve dimërore, transmeton Portalb.mk.

AP Brera sot mori vetëm një pikë nga barazimi me Makedonija Gj.P., ndërsa Pelisteri arriti të fiton kundër Rabotniçkit me rezultat 4-1.

Në kuadër të kësaj ndeshje, dje u luajtën dy ndeshje. Arsimi humbi nga Vardari me reyultat 5-1, ndërsa Sileksi dhe Bashkimi ngelën baraz pa gola.

Kjo javë u hap të martën me ndeshjen Shkupi – Tikvesh 0-6 dhe Shkëndija – Struga 2-0.

Në krxze të tabelës gjendet Vardari me 45 pikë, e ndjekur nga Struga me 41 pikë dhe Shkëndija 39 pikë. Bashkimi gjendet në pozitën e pestë me 23 pikë, ndërsa Arsimi një pozitë më poshtë me 22 pikë. Në fund të tabelës gjendet Shkupi me një pik.