Sot në Shtëpinë e Kulturës në Mateç, “Zani II” do të interpreton koncert të drejtpërdrejtë
Sot (15 Prill), me fillim nga ora 15:00, në Komunën e Likovës tek Shtëpia e Kulturës në fshatin Mateç, do të mbahet edicioni i dytë i Koncertit “Zani II” me autor Fatlum Aliu. Koncerti do të jetë i drejtëpërdrejtë dhe do jetë i pasur me program nga muzika serioze dhe muzika popullore/folklorike, shkruan Portalb.mk.
Pjesëmarrës në këtë ngjarje do të jenë emra të njohur dhe të dëshmuar të skenës muzikore brenda dhe jasht vendit, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm deri më tani na kanë përfaqësuar.
Do të interpretojnë artistët: Ismet Vejseli-tenor, Shpëtim Mustafa-vokal, ShkelzenBaftiari-piano, Arbër Curri-harmonikë, Gazmend Arifi-çifteli, Betim Mustafa-perkusion dhe Fatlum Aliu-tastierë.
Këngëtari Shpëtim Mustafa për Portalb tha se programi i këtij koncerti do të jetë i pasur dhe i larmishëm, një kombinim mes muzikës serioze/klasike dhe muzikës popullore/folklorike.
“Risi në këtë koncert do të jenë këngët e përzgjedhura dhe të përpunuara enkas për këtë koncert në versione shumë të veçanta. Sa i përket këngëve do të ketë këngë që do të performohen për herë të parë me këtë formacion: gitarë, harmonikë, tastierë, çifteli dhe perkusion”, tha Mustafa.
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kultures dhe Turizmit të RMV dhe Komuna e Likovës.