Sonte në Operën dhe Baletin e Shkupit do të shfaqet opera “Madame Butterfly” nga Xhakomo Puçini
Në skenën e Operës dhe të Baletit Nacional në Shkup sonte me fillim nga ora 20:00 në kuadër të “Muajit të Puçinit”, do të shfaqet opera “Madame Butterfly” nga Xhakomo Puçini, njofton Portalb.mk.
Dirigjent i shfaqjes është i ftuari nga Greqia, Miron Mikhailidis, regjia është e Aleksandar Tekelievit nga Bullgaria, skenografia është e Zhivojin Trajanoviqit, ndërsa kostumografia është e Lira Grabulit, mjeshtër-koncerti është Kliment Todoroski, mjeshtre e korit: Jasmina Gjorgjeska, Gjurgica Dashiq.
E ftuara nga Japonia, Hiroko Morita do të performojë në rolin titullar, Gjorgji Cucovski do të performojë në rolin e Pinkertonit, Florin Estefan nga Rumania do të performojë në rolin e Sharplesit, në rolet e tjera: Marika Popoviq, Dejan Stoev, Neven Siljanovski, Jane Dunimagloski, Sonja Pendovska Madevska, Valentina Dimitrievska, Oleg Cucovski, Nikolla Stojçeski, Marko Gapo, Aleksandar Tarabunov, Ognen Zdravkovski të shoqëruar nga kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.
“Nëse nuk jam i prekur, nëse libreti nuk më prek zemrën… atëherë nuk është për mua” ka thënë Puçini, i cili e dinte saktësisht se çfarë po kërkonte në një libret opere, dhe faktin që përralla e “fluturës” japoneze delikate e ka prekur thellë atë, pasqyrohet në çdo notë nga partitura e operës së tij të famshme.
Ndërkaq të martën, më 19 nëntor 2024 nga ora 20:00 do të shfaqet shfaqja “Gratë e Puçinit” .