Sonte në Gostivar do të jepet shfaqja teatrale për fëmijë “Dua Jetë” e Vjollca Baftiu Zulbeharit
Sonte me fillim nga ora 19:00 në Qendrën për Kulturë në Gostivar do mbahet shfaqja teatrale për fëmijë dhe të rijnë “Dua Jetë, një jetë të vërtetë ku do më duan dhe do ti dua njerëzit përreth meje”, nën regji, tekst dhe skenografi nga Vjollca Baftiu Zulbehari dhe nxënësit e kursit të aktrimit, njofton Portalb.mk.
Kjo shfaqje paraqet një udhëtim aq sa emocional edhe edukues që nxjerr në pah rëndësinë e librit e të leximit në një mënyrë argëtuese dhe të kapshme për aktorët e rinjë dhe spektatorët. Gjatë leximit fëmijët do hasin në tema të ndryshme që disa nga to direkt do preken me problemet e jetës reale. Ku në fund do marrin guximin të ngrenë zërin ndaj të drejtave të tyre fëmijërore.
Regjisorja e shfaqjes Vjollca Baftiu Zulbehari, për Portalb.mk tha se me këtë shfaqje dëshiron që ta shfaqë problematikën më të madhe që momentalisht është te nxënësit, mungesa e të lexuarit, mungesa e anëtarësimit nëpër biblioteka etj.
“Me këtë shfaqje dëshiroj që ta shfaq problematikën më të madhe që momentalisht është te nxënësit e tonë, mungesa e të lexuarit, mungesa e anëtarësimit nëpër biblioteka , dhe jo rastësisht e ceka këtë problematik, duke e ditur se më së shumti se fëmijët që kanë nevojë sot të lexojnë, e nesër kur të rriten, të din të mendojnë nuk ka”, tha Vjollca Baftiu Zulbehari.
Zulbehari edhe më tej shtoi se pse pikërisht e titulloi “Dua Jetë”:
Vendosa ta titulloj Dua Jetë “Një jetë të vërtetë ku do më duan dhe do ti dua njerëzit përreth meje”, që d.m.th. këtu bëjnë pjesë jo vetëm prindërit por edhe mësimdhënësit por edhe të gjithë të tjerët, që duhet bashkërisht, duhet të aktivizohemi sa më shumë ti ndihmojë fëmijëve, në çdo aspekt që ata të kompletohen dhe të rriten mu ashtu siç duhet”, tha Zulbehari.
Këtë projekt e realizon Qendra për Kulturë në Gostivar, dhe është përkrahur nga Ministria e Kulturës e RMV-së.