Sllovenia me masa për derivatet: Maksimum 50 litra për individë, 200 litra për bizneset në ditë
Qeveria e Sllovenisë ka vendosur kufizime të përkohshme për furnizimin me karburant në stacionet e shërbimit. Çdo individ mund të blejë deri në 50 litra në ditë, ndërsa bizneset dhe bujqësia deri në 200 litra. Kufizimet do të jenë në fuqi deri në njoftim të ri, transmeton Portalb.mk.
Ushtria sllovene do të ndihmojë në transportin dhe shpërndarjen e karburantit, ndërsa distributorët janë udhëzuar të përshpejtojnë furnizimin.
Tregtarët duhet të raportojnë gjendjen e stacioneve tek qeveria, që mund të marrë masa shtesë në bazë të situatës.
Kryeministri Robert Golob tha se po shqyrtohen edhe masa për kufizimin e blerjeve nga të huajt dhe ka kërkuar që tregtarët të jenë të gatshëm.