Shumica e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet në termocentrale

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit tetor është harxhuar 456 492 MWh energji elektrike dhe 411 455 ton qymyr, që kryesisht shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike, transmeton Portalb.mk.

“Në tetor 2023, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 456 492 МËh energji elektrike, 31.915 mil. nm3 gaz natyror, 411 455 ton qymyr dhe 94 799 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti theksoi që 99.4 përqind e qymyrit në Maqedoninë e Veriut shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit tetor, 43.9 % e energjisë elektrike prodhohet në termocentrale, 29.6 % në termocentralet e kombinuara, 20.4 % në hidrocentrale, 2.9 % në centralet e erës, 2.1 % në panelet solare dhe 1.1 nga centralet me biogaz.