Shtetet që sollën më së shumti turistë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në katërmujorin e parë është regjistruar rritje e numrit të turistëve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – prill 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, gjithsej numri i turistëve është rritur për 13.4%, edhe atë: te turistët vendor është zvogëluar për 4.2 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 21.6%.”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Vetëm në muajin prill ka pasur 96 943 turistë, prej të cilëve 78.6 përqind janë të huaj, ashtu që 21 124 janë nga Turqia, 11 097 nga Gjermani, 4 905 nga Serbia dhe 4 881 nga Franca.