Kosova do të pranojë emigrantë të dëbuar nga SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se qeveria e tij ka vendosur për të pranuar emigrantë të dëbuar nga SHBA, raporton Euronews.

Sipas Kurtit, brenda një viti Kosova do të pranojë rreth 50 persona që plotësojnë kriteret e caktuara lidhur me sundimin e ligjit dhe rendit publik.

Kurti e bëri të ditur këtë vendim përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku theksoi angazhimin për partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat i cilësoi si aleatin më të palëkundur ndërsa shtoi se Kosova do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm i SHBA-së.

“Miratohet vendimi për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme për pesëdhjetë (50) persona, në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Personat subjekt të këtij Vendimi, gjatë kohës së qëndrimit në Republikën e Kosovës, do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara me legjislacionin në fuqi”, thuhet në vendimin e qeverisë.