Shtetet që kanë kryer më së shumti tregti me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut për gjashtë muajt e parë në vitin 2023, si rezultat i dallimit ndërmjet importit dhe eksportit ka regjistruar deficit tregtar prej 1.3 miliardë euro, transmeton Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut ka realizuar shkëmbim tregtar më së shumti me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Kinën. Në Gjermani ka eksportuar mallra në vlerë 1.9 miliardë euro, ndërsa ka importuar mallra në vlerë prej 0.5 miliardë euro.

Ky raport pozitiv nuk ka ndodhur me Britaninë e Madhe, ku ka eksportuar mallra në vlerë prej 63 milionë euro, ndërsa ka importuar 781 milionë euro. Ndërkohë në Greqi ka eksportuar mallra në vlerë prej 167 milionë euro, ndërsa ka importuar 537 milionë euro. Raporte negative ka shënuar edhe më Serbinë dhe Kinën.

Raportohet që mbulimi i importit me eksport në këtë periudhë është vetëm 76.8 përqind, ashtu që vlera e përgjithshme e eksportit është 4.2 miliardë euro, ndërsa vlera e importit 5.5 miliardë euro.