Shkup, vijon konferenca “Mbrojtja e privatësisë në epokën digjitale: Në kërkim të zgjidhjeve të përbashkëta”

Ka filluar konferenca “Mbrojtja e privatësisë në epokën digjitale: Në kërkim të zgjidhjeve të përbashkëta” e cila mbahet në Hotel “Arka” në Shkup, zhvilluar nga Fondacioni Metamorfozis, transmeton Portalb.mk.

Konferencën e hapi Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës së Maqedonisë së Veriut, Maria Kanelopoulu, Këshilltare e Parë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Leonora Kadriji, sekretare e përgjithshme e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale , Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis dhe Nikica Kusinikova, drejtore ekzekutive e shoqatës Konekt.

Pjesëmarrësit e konferencës do të kenë mundësi të diskutojnë dhe të mësojnë diç më shumë për mbrojtjen e të drejtave digjitale dhe aktivitetet e aktorëve të ndryshëm që synojnë promovimin dhe zhvillimin më të madh të kapaciteteve për mbrojtjen e privatësisë dhe të drejtave të tjera të njeriut në internet. Gjithashtu, në konferencë do të shkëmbehen përvojat e oficerëve për mbrojtjen e të dhënave personale të cilët ishin pjesë e aktiviteteve të projektit. Agjendën e plotë të konferencës mund ta gjeni në këtë link.

Gjuhët e punës së konferencës janë maqedonisht, shqip dhe anglisht, ndërsa për të gjitha seancat do të sigurohet përkthim simultan.