Shkup, në ujërat e lumit Lepenc u shfaq një shkumë e madhe

Në lumin Lepenc, i cili e furnizon Lumin Vardar, u shfaq një vëllim i madh i shkumës së bardhë në rrjedhjen e tij në Shkup. Shkuma u raportua si ndotje e madhe e lumit, lum i cili në Karposh bashkohet me Vardarin, transmeton Portalb.mk.

Qytetarët kanë raportuar për ndotjen e lumit Lepenc në Qendrën për Menaxhim me Kriza, për çka janë njoftuar edhe Inspektorati i Komunës së Shkupit dhe Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor.

Rasti ishte raportuar në orën 14:130.

“Nuk do të ketë tolerancë për asnjërin! Menjëherë sapo të marrim informata më të hollësishme nga Ministria e cila është kompetente për zgjidhje të situatave do të informoheni”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.