Shkup, në Toksikologji shpërtheu një tub radiatori, janë përmbytur zyrat, dhomat spitalore dhe një pjesë e bodrumeve

Gjatë natës në Klinikën e Toksikologjisë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” ka ndodhur një aksident me sistemin e ngrohjes pasi ka plasur një tub radiatori dhe janë përmbytur dhomat në katin e tretë të ndërtesës, transmeton Portalb.mk.

Informatat fillestare për ngjarjen mediat e kanë marrë nga punonjës të Klinikës, ndërsa sot pasdite rastin e ka konfirmuar drejtori mjekësor i Toksikologjisë, Danil Petrovski.

Ai, siç raporton MIA, thotë se pothuajse të gjitha klinikat në katin e dytë, dhomat spitalore në katin e parë, Reparti dhe kontabiliteti, korridoret në katin përdhes, salla e pritjes, deri në klinikën e otorinolaringologjisë dhe një pjesë e dhomave të bodrumit janë përmbytur.

Sipas tij, dëmi do të përcaktohet më tej.

Vërshimi, siç ka bërë të ditur drejtori mjekësor i Toksikologjisë, ka ndodhur sonte rreth orës një të mëngjesit.