Shkoi në 217 numri i viktimave nga përmbytjet në Spanjë
Si pasojë e përmbytjeve në Spanjë, numri i viktimave është rritur në të paktën 217, derisa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rajonet e goditura nga përmbytjet, raporton Anadolu.
Mijëra njerëz akoma janë pa energji elektrike, ujë të pijshëm apo ushqim. Shumë të tjerë janë bllokuar në shtëpitë e tyre, me makina apo mbeturina të grumbulluara para dyerve të vendbanimeve të tyre.
Një numër i panjohur njerëzish akoma mbeten të zhdukur.
Vende të ndryshme, përfshirë Valencian në rajonet lindore dhe jugore të Spanjës më 29 tetor u goditën nga reshje të dendura të shiut.