Shkëndija Boks në xhiron e pestë të Ligës së parë me tre fitore dhe me më së shumti pikë

Shkëndija boks në turneun e xhiros së pestë të Ligës së parë dhe Ligës për të rinj u paraqit me pesë boksierë të grupmoshave të ndryshme. KB Shkupi ishte nikoqir i garave për boks dhe njëkohësisht organizator teknik që u zhvilluan në palestrën e Shkollës “Zef Lush Marku”, transmeton Portalb.mk.

Në këtë turne  Shkëndija boks –Tetovë u paraqit me pesë boksierë. Dy boksierë të Ligës për të rinj dhe tre boksierë të Ligës se parë të Maqedonisë së Veriut. Boksierët e Shkëndija boks korren tre fitore dhe pësuan dy humbje, me këto meçe të zhvilluara tubuan me shume pike nga gjitha klube pjesëmarrëse te garave.

  • Ilir Selmani Fitoi me (3-0),
  • Semi Elmazi Fitoi ( 3-0  TKO R3)
  • Slavco Trpeski (1-2)
  • Donjet Ramani Fitoi (3-0   TKO R1)
  • Muharem Muaremi RSC R2.

“Ata te cilët kane mentalitet fituesi janë te bindur se do t’i arrijnë qëllimet e tyre. Kjo  boksierëve të mi u ka bërë të mundur qe te kenë besim ne vete. Nga demonstrimi i boksierëve dhe nga bilanci pozitiv i shfaqjeve të një kalibri te lartë përgatitorë jam tejet i kënaqur dhe u jam shumë mirënjohës për sukseset qe patëm”, tha Jusuf Hashimi.