Shkencëtarët zbuluan: Pse herpesi kthehet dhe përsëritet gjithmonë?
Variçela eshte një shembull i njohur. Shkaku i këtyre flluskave te lekurës që kruhen shtë një nga nëntë viruset e njohur herpes që mund te infektojnë njerëzit: virusi varicella zoster (VZV). Ai eshtë i përhapur në të gjithë botën, ndërsa lija e dhenve njihet kryesisht si sëmundje e fmijërisë. Fëmijët kryesisht e kalojnë atë pa ndonjë pasojë të madhe dhe mundësisht në lëkurën e tyre mbeten shenja te vogla nga kruajtja. Por – virusi mbetet, transmeton Panacea.
Ai hyn në qelizat nervore, të ashtuquajturat ganglia, dhe mund te riaktivizohet pas shume vitesh apo edhe dekadash dhe të shkaktojë sämundjen infektive herpes zoster.
Perveç virusit varicella zoster, në familjen e viruseve herpes bëjnë pjesë edhe viruset herpes simplex të tipit 1 dhe 2. Ata janë të njohur në botë sepse shkaktojnë shfaqjen e flluskave të dhimbshme në buzë, si dhe herpesit gjenital. Mirëpo citomegalovirusi (CMV) është i përhapur, mund të shkaktojë komplikime te rënda dhe demtime të organeve, veçanërisht te njerëzit me imunosupresion.
“Gjëja më e rëndësishme në lidhje me viruset herpes eshtë se ato mbeten latente në trup për një jetë pas infeksionit parësor”, , shpjegon Lars Dolken, virolog nga Universiteti i Würzburgut. Së bashku me kolegêt e tij, ai déshiron te zbulojé se çfare mekanizmi gendron pas rizgjimit te virusit, ndaj studion viruset e herpesit njerëzor të tipit 6A (HHV-6A). Ai dhe ekipi i tij publikuan rezultatet e studimit te tyre ne revistën Nature dhe zbuluan një mekanizëm qelizor të panjohur më parë me ane te te cilit virusi rizgjohet.
Virusi pret nje mundesi te favorshme
Kur dikush infektohet me virusin herpes per herë te pare, ata shpesh as qe e vene re ate. Problemet shkaktohen kryesisht nga riaktivizimi i virusit. Për këtë, ai shpesh perdor fazën në te cilën imuniteti i nje personi tashme po lufton kunder disa agjentive te tjerë qe shkaktojne semundje. Mund te jetë një ftohje, por edhe perpjekje e forte fizike ose mendore. Personat me HIV ose transplantet e organeve janë veçanërisht te prekur.
HHV-6A hyn ne gjenomen e një qelize njerëzore dhe qendron atje né faze latente derisa te kete nje mundesi te mire per te pushtuar persëri dhe per t’u shumuar. Pastaj një mikro-ARN e caktuar riaktivizon virusin.
“Pothuajse të gjithë viruset herpes krijojne mikro- ARN-te e tyre, te cilat jane veçanërisht te rendësishme per viruset. Por nuk ka asnjë shembull te virusit herpes ku mikro ARN-ja eshtë kaq thelbësore”, thote virologu Dolken. “Nese i fikim ato mikro viruset ARN, atëhere virusi eshtë i vdekur.
Mikro ARN virale si ndihmese
Mikro ARN-ja, ndryshe nga, te themi, mRNA, nuk eshtë pergjegjëse per transmetimin e planit për prochimin e proteinave. Konsiderohet si ARN 10 jo-koordinuese. Në vend të kesaj, mikroARN virale ndërhyn në metabolizmin e mikroARN-ve të caktuara njerezore dhe pengon zhvillimin e tyre.
Rezultati eshtë shqetësim në prodhimin e të ashtuquajturit interferon te tipit I. Këto janë proteina natyrale te prodhuara nga qelizat e sistemit imunitar si përgjigje ndaj, le të themi, shfaqjes së një virusi. “Por ky nuk eshtë sigurisht i vetmi mekanizëm që eshtë ndërprerë,” thotë Delken, duke theksuar se ai dhe ekipi i tij janë vetëm në fillim të kërkimit të tyre.
Mikro ARN virale lejon viruset e herpesit të shmangin sistemin imunitar, veçanërisht qelizat B dhe T qe eliminojne qelizat e infektuara njerezore. Këto qeliza njohin proteinat e huaja, le te themi nje virus.
Megjithate, viruset e herpesit arrijne te riprogramone qelizat pritëse me ndihmën e ARN- se dhe t’i perdorin ato per perfitimin e tyre, pa pasur mundesi sistemi yne imunitar ti njohe këto geliza si të infektuara”, shpjegon virologu german.