SHGM do të dorëzojë paraqitje kundër Milenko Nedellkovskit për shkak gjuhës urrejtjes ndaj gazetarëve të Metamorfozis

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut (SHGM) e dënon etiketimin, ofendimet dhe shpërndarjen e gjuhës së urrejtjes nga ana e personit Milenko Nedellkovski ndaj kolegëve gazetarë nga Fondacioni Metamorfozis.

“Nedellkovksi në vide-publikimin e tij në platformën Youtube të titulluar “Fakt chekim të fak chekerëve” vazhdon me praktikën e etiketimit dhe shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes. Ai përveç komentimeve të pahijshme dhe ofendimeve, në publikim shpërndan edhe fotografi të kolegëve gazetarë dhe përdor fjalë fyese. Narrativet e këtilla agresive i vënë në rrezik të punësuarit në “Metamorfozis” për çka janë argument edhe komentet e pahijshme të cilat tolerohen nga ana e autorit”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.

SHGM për kët ërast ka dorëzuar padi në Sektorin për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në MPB me kërkesë që të ndërmerren masa urgjente kundër shpërndarjes së gjuhës së urrejtjes ndaj një grup të gazetarëve.

“Theksojmë se kjo mënyrë e komunikimit publik nga ana e personit Nedellkovski nuk është e re dhe nëse praktika e këtillë mbetet e pandëshkuar, mund të nxit mostolerancë dhe diskriminim. Ky publikim i Nedellkovskit është pjesë e sulmit dukshëm të organizuar ndaj Metamorfozis, i cili vazhdon një periudhë të gjatë në rrjetet sociale ku targetohen të punësuarit aktuale dhe ish të punësuarit. Në këtë mënyrë ekspozohen në rrezik dhe kërcënime të sigurisë personale të të punësuarve në këtë organizatë, ndërkaq për atë mund të sjellë edhe vepra tjera penale nga urrjetje, por edhe dhunë ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatik”, shtohet në kumtesën e SHGM-së.

Preja tje rikujtojnë se Gjykata Penale tanimë ka praktikë pozitive gjyqësore me dënime me burg me kusht për kryerësit e veprave të tilla.