Shefja e UNICEF-it: Gaza, vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët

Rripi i Gazës është “vendi më i rrezikshëm” në botë për një fëmijë, sipas drejtoreshës ekzekutive të UNICEF-it, raporton Koha.net. Ajo ka thënë se ka raportime se mbi 1200 fëmijë kanë mbetur nën rrënoja të ndërtesave që janë bombarduar.

“Më shumë se 5300 fëmijë palestinezë raportohet se janë vrarë në vetëm 46 ditë… Kjo i bie mbi 115 në ditë, çdo ditë, për javë e javë”, ka thënë Catherine Russell.

“Bazuar në këto të dhëna, fëmijët përbëjnë 40% të vdekjeve në Gaza. Kjo është e paprecedentë. Me fjalë të tjera, Rripi i Gazës është vendi më i rrezikshëm në botë të jesh fëmijë”, ka shtuar ajo.